HAPET APLIKIMI PËR BURSA  SHKËMBIMI   ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA HANZE, HOLANDË

APET APLIKIMI PËR BURSA  SHKËMBIMI  ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA HANZE, HOLANDË  PËR STUDENTË TË NIVELIT BACHELOR

Në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të nënshkruar ndërmjet Universitetit të Shkencave të Aplikuara Hanze në Holandë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, hapet thirrja për aplikim për studentët në nivelin Bachelor.

Numri i kuotave: studentë

Fakulteti / Fusha e studimit: Fakulteti i Studimeve Profesionale – Infermieri (viti i dytë)

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në bashkëpunim me universitetin pritës, në bazë të cilësisë së aplikimeve të paraqitura.

KRITERET E APLIKIMIT

ü  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2);

ü  Performancë e mirë akademike;

ü  Motivim dhe gatishmëri për të përfituar nga programi Erasmus+.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

ü  Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

ü  Kopje e pasaportës;

ü  Cv;

ü  Letër motivimi në gjuhën angleze;

ü  Fotografí pasaporte (format JPEG) – për t’u dërguar elektronikisht.

PERIUDHA E MOBILITETIT

Programi do të zhvillohet në formën e një Blended Intensive Programme (BIP) me dy faza:

Online: nga 12 janar deri më 1 shkurt 2026 (rreth 5 orë në javë)

Fizikisht: në Universitetin Hanze ne Groningen, Holandë, nga 2 deri më 6 shkurt 2026.

 

BURSA E MOBILITETIT

  • 79 euro/dita
  • 309-euro për shpenzime udhëtimi

AFATI I APLIKIMIT

12 tetor 2025

DORËZIMI I DOKUMENTEVE

Dokumentet mund të dorëzohen me email në adresën arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Lagjja 1, Rruga Taulantia.

sqAlbanian