HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SAARLAND, GJERMANI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SAARLAND, GJERMANI PËR STAF AKADEMIK.

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Saarland në Gjermani ( https://www.uni-saarland.de/ ) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2026, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik për:

 

Numri i kuotave:

  •     2 (dy) staf akademik

Fakultetet si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit
  • Fakulteti i Shkencave Politike

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin e Saarland, Gjermani.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Saarland, Gjermani:

–          CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–          Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–          Kopje e pasaportës.

 

Mobiliteti do të zhvillohet në datat 9-13 Mars 2026.

 

Afati i aplikimit është deri më datë 2 SHKURT, 2026.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 190 Euro /dita (ku përfshihet

hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 309 Euro.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës. 

sqAlbanian