HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E “LUCIAN BLAGA” SIBIU RUMANI PËR STAF AKADEMIK

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit “Lucia Blaga” te Sibiu Rumani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të stafit akademik për:

 

Numri i kuotave:

  • 4 (kater) staf akademik

Fakultetet:

  • Fakulteti i Biznesit
  • Fakulteti i Edukimit
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale
  • Fakulteti i Teknologjise dhe Informacionit
  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Mobiliteti do të konsistojë në pjesëmarrje në Konference Shkencore, në datat 11-15 Maj 2026.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet Universitetit “Lucia Blaga” Sibiu, Rumani:

–          CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–          Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–          Kopje e pasaportës.

 Afati i aplikimit është deri më datë 4 MARS 2026.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 148 Euro /dita (ku përfshihet

hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën aidameca@uamd.edu.al dhe ne CC belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës. 

sqAlbanian