
HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË BACHELOR.
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Granadës në Spanjë (https://www.ugr.es/en) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2026, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor për:
Semestrin e dytë 2025-2026 :
Numri i kuotave:
Fakultetet si më poshtë vijon:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin e Granadës, Spanjë.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti;
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 15 TETOR 2025.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.