HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E BOLONJËS, ITALI 

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER SHKENCOR) 

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Bolonjës në Itali (https://www.unibo.it/en/homepage)

dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master shkencor për Semestrin e

dytë 2024-2025: 

Numri i kuotave:

  •     2 studentë.

Fakultetet, fushat dhe Cikli i studimeve si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit (Fusha: Administrim Biznes Master Shkencor)
  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Fusha: Drejtësi Bachelor / Master Shkencor; Gazetari dhe Komunikim me Publikun Bachelor)
  • Fakulteti Edukimit (Fusha Psikologji; Sociologji Bachelor / Master Shkencor)

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Bolonjës, Itali.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli  B2 

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

 – Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 15 Tetor 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian