HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN CONSTRUCTOR BREMEN, GJERMANI.

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN CONSTRUCTOR BREMEN, GJERMANI

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).

PËR FAKULTETIN E BIZNESIT, FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË DHE INFORMACIONIT DHE FAKULTETIN E STUDIMEVE PROFESIONALE.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në Universitetin Constructor Bremen, Gjermani (Master’s degrees | Constructor University ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor;
  • Master.

Numri i kuotave:

  • 4 student.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  •       Fakulteti i Biznesit (Administrim Biznes);
  • Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit (Shkenca kompjuterike, Software);
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale (Inxhinieri).

 

 

Afati i aplikimit: 15 Nëntor 2025.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Constructor Bremen, Gjermani.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike.

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

 

Bursa mujore: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 15 Nëntor 2025.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) denisamerhadi@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian