HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN ANADOLU, TURQI

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË; TË DYTË  DHE TË TRETË
TË STUDIMEVE (BACHELOR; MASTER dhe DOKTORATURË).

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes
Universitetit të Anadolu, Turqi dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën
2021-2027 hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin Bachelor/Master/Doktoraturë në
fakultetin si më poshtë vijon:
•  1 (një) mobilitet për student për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025
– Fakulteti i Biznesit (fusha Administrim Biznes)
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen në
bashkëpunim me Universitetin pritës
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim notash
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj dhe 275 Euro për transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 28 Maj 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresen adresën belisakorriku@uamd.edu.al
 duke kopjuar (cc) 
arbamerhori@uamd.edu.al
ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316,
Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.