HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË POWISLANSKA ACADEMY OF APPLIED SCIENCES GDANSK, POLONI
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).
PËR FAKULTETIN E BIZNESIT DHE FAKULTETIN E STUDIMEVE PROFESIONALE
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027,në Powislanska Academy of Applied Sciences Gdansk, Poloni (https://powislanska.edu.pl)
Nivelet e mobilitetit për studentë:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
o Administrim Biznes/Menaxhim
o Infermieri
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Çertifikate te gjuhës Angleze niveli B2
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.
Ju lutem vini re: Kohëzgjatja e mobilitetit eshte 3-4 muaj.
Afati i aplikimit është deri më datë 17 Prill 2026.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën etlevasala@uamd.edu .al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.