

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË HOCHSCHULE FÜR WIRTSCHAFT UND RECHT BERLIN (HWR), BERLIN SCHOOL OF ECONOMICS AND LAW PËR STAF AKADEMIK
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Hochschule für Wirtschaft und Recht Berlin (HWR), Berlin School of Economics and Law dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2022-2025, hapet thirrja për hapet thirrja për aplikime të stafit akademik për:
Numri i kuotave:
Fakultetet:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet Universitetit Hochschule für Wirtschaft und Recht Berlin (HWR), Berlin School of Economics and Law :
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
– Fotografi pasaporte, ne format JPEG, dërguar elektronikisht
Afati i aplikimit është deri më datë 4 SHKURT 2026.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 190 Euro /dita (ku përfshihet
hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 309 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.