
Në kuadër të ndërkombëtarizit, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike finalizon një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Studime të Avancuara Kőszeg (IASK), Hungari! ✍️🤝
Marrëveshja u nënshkrua sot zyrtarisht nga dekani Prof.As. Dr. Linert Lirëza dhe themeluesi dhe drejtori i IASK, z. Ferenc Miszlivetz. Ky bashkëpunim hap mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik, duke përfshirë:
✅ Pjesëmarrje në aktivitete akademike
✅ Veprimtari të përbashkëta didaktike
✅ Programe te çertifikuara për studentët tanë
Takimi vazhdoi me një leksion të hapur mbi Ballkanin Perëndimor dhe Diplomacinë Evropiane, të drejtuar nga pedagoge Dr. Mirela Metushaj. Pjesë e aktivitetit ishte edhe Dr.Elira Luli, anëtare e IASK-së.
Falenderojmë studentët tanë për pjesëmarrjen! 🙌 Ju inkurajojmë të aplikoni për aktivitetet e ardhshme të IASK-së – mundësi për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin tuaj ndërkombëtarisht! 🌍📚