
Gjatë vitit të parë të implementimit, janë modernizuar programet e Mekanikës Detare, Navigacionit dhe Menaxhimit Detar, si dhe të Logjistikës dhe Sigurisë Detare, duke i përshtatur ato me kërkesat e tregut. Një hap i rëndësishëm ka qenë edhe vlerësimi i aftësive të kërkuara nga sektori privat, duke ndihmuar në përafrimin e arsimit me nevojat e industrisë.
Një tjetër arritje e madhe është trajnimi i stafit akademik me metoda të reja mësimore dhe përdorimin e teknologjisë digjitale në sektorin detar. UAMD është pajisur me simulatorë modernë, si simulatori Dual Fuel dhe ai i Logjistikës për optimizimin e operacioneve detare, të cilët kanë ndihmuar në zhvillimin e kurseve më të avancuara dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Për të mbështetur këtë transformim, janë blerë pajisje moderne laboratorike, duke ofruar kushte më të mira për studentët.
Në të ardhmen, Zero-C synon të zgjerojë ndikimin e tij duke:
-Përmirësuar më tej kurrikulat e programeve të studimit të lidhura me sektorin detar.
-Krijuar trajnime për përdorimin e karburanteve alternative, të cilat do të jenë thelbësore për industrinë detare në të ardhmen.
-Forcuar lidhjet me sektorin privat, duke shndërruar Shqipërinë dhe rajonin në një qendër të rëndësishme për transportin detar të qëndrueshëm.