
Javën e kaluar, një pjesë e stafit të UAMD u mblodh në Universitetin Teknik të Sofies për përfundimin me sukses të projektit IoT-ECO.
Gjatë katër ditëve të takimeve dhe diskutimeve, partnerët e projektit prezantuan arritjet kryesore, ndanë eksperienca dhe shfaqën modele inovative në fushën e IoT, nga portet dhe kampuset e zgjuara deri tek siguria kibernetike. U mbajtën gjithashtu ligjërata dhe prezantime nga universitete partnere në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Greqi dhe Austri.
Ky event shënoi përfundimin e një projekti që ka ndërtuar bazat për bashkëpunim, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm në fushën e arsimit dhe teknologjisë IoT.