EMA Thirrje për Hulumtim Politikash mbi fusha të lidhura me Kapitullin 5, 18 & 32

EMA Thirrje për Hulumtim Politikash mbi fusha të lidhura me Kapitullin 5, 18 & 32 – afati: 28 janar 2026

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) ka kënaqësinë të njoftojë thirrjen për publikime të hulumtimeve të politikave (dokument politikash/policy paper) mbi Kapitujt 5, 18 dhe 32 të acquis së BE-së, me fokus te procesi i anëtarësimit në BE.

Ftohen të gjithë profesionistët me të paktën 3 vite eksperiencë në institucione/organizata të lidhura me një nga tematikat e thirrjes, që janë të angazhuar në këto fusha.

Ju ftojmë të dërgoni propozimin tuaj duke dërguar këto dokumente brenda datës  28 janar 2026 në adresën info@em-al.org:

– Abstrakt ku të specifikohet qartë tema dhe objektivi(at) e synuar, metodologjia e përdorur e kuadri teorik, si dhe çështjet që do të trajtohen (skema dhe struktura e studimit).

– CV e autorit(es) apo bashkëautorëve

– Një publikim i mëparshëm do të konsiderohet vlerë e shtuar për vlerësimin e aplikimit

 

Të gjithë aplikantët do të kontaktohen me e-mail për mbarëvajtjen e vlerësimit të aplikimeve dhe dërgimin e hulumtimit të plotë në një fazë të mëvonshme për të përzgjdhurit. Për hulumtimet përfundimtare do të ketë shpërblime monetare.   

 

Për më shumë detaje mbi udhëzimet e shkrimit, ju ftojmë të shfletoni thirrjen bashkëlidhur.

sqAlbanian