
Bazuar në Urdhrin të Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me datë 25.07.2025 nr. 369, UAMD njofton që në vitin akademik 2025-2026 hapjen e programit të përbashkët të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “International Business Management”, me 180 kredite dhe kohëzgjatje 3 vite akademike (6 semestra) në gjuhën angleze, me formë studimi me kohë të plotë.
Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë e përbashkët “Bachelor” në “International Business Management”, në Fakultetin e Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe në Politeknik të Bragancës, Portugali.
Veprimtaria akademike në programin e përbashkët të ciklit të parë “Bachelor” në “International Business Management” në Fakultetin e Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës fillon sipas legjislacionit në fuqi.
Studentët e interesuar për më shumë informacion mund të drejtohen pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Biznesit ose të kontaktojnë në adresën e emailit: info@uamd.edu.al.