Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi priti sot në një takim të përzemërt, Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit Shqiptar të Sociologjisë, Prof. Dr. Lekë Sokoli, me të cilin nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit për të thelluar angazhimin në shkëmbim të personelit akademik, zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta akademike, pjesëmarrje e përbashkët në programet dhe projektet arsimore-shkencore të organizuara dhe financuara nga Bashkimi Europian dhe organizma të tjera ndërkombëtare europiane, rajonale e bilaterale, shkëmbim dhe bashkëpunim në fushën e botimeve të të dy institucioneve, tekste, periodikë e revista, monografi dhe të tjera me interes të përbashkët, organizimin dhe zhvillimin e konferencave shkencore, simpoziumeve, seminareve e të tjera. UAMD është e përkushtuar në forcimin e partneriteteve dhe kontributin multi-dimensional në akademi, inovacion dhe zhvillim, si një universitet me mision dhe standard evropian.