Alumni – Elda Deliu

Elda Deliu

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I EDUKIMIT

Biografi

Rruga ime drejt suksesit profesional nisi në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ku përfundova studimet në vitin 2018 në degën “Mësuesi për arsimin parashkollor”. Kjo degë ishte zgjedhja ime e parë, e udhëhequr nga pasioni im për të punuar me fëmijët — dhe rezultoi të ishte zgjedhja e duhur.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Gjatë viteve të studimit pati sfida të natyrshme, por çdo përpjekje ia vlejti. Vetëm një vit pas diplomimit, falë pjesëmarrjes në konkursin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, arrita të renditesha e treta në Durrës për degën time, duke fituar kështu një pozicion pune si mësuese parashkollore në shkollën e Sukthit. Po atë vit, fitova të drejtën për të ndjekur studimet master në “Menaxhim dhe supervizim i institucioneve arsimore”, sërish pranë UAMD. Mund të them me bindje se ai ka qenë viti i suksesit tim: një punë në fushën time dhe mbyllja me rezultate të larta e një cikli të rëndësishëm akademik.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • UAMD, për mua, është një zgjedhje e shkëlqyer për çdo student që dëshiron të ndërtojë karrierën në një fushë të caktuar. Komunikimi i ngushtë me pedagogët, përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre janë ndër faktorët që e bëjnë këtë universitet të veçantë. Edhe sot, shumë prej nesh ruajnë kontakte me pedagogët tanë, pavarësisht viteve që kanë kaluar — një dëshmi kjo e ndikimit të tyre dhe e lidhjes së sinqertë që krijojnë me studentët.
sqAlbanian