Alumni – Brixhilda Imeri

Brixhilda Imeri

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I BIZNESIT

Biografi

Unë jam Brixhilda Imeri, e diplomuar në Menaxhim Marketing në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD). Kam përfunduar studimet Bachelor në vitin 2014 dhe Master në vitin 2017. Aktualisht, jam në ndjekje të doktoraturës në fushën e marketingut dhe punoj si Brand Manager dhe Koordinatore e Departamentit të Trajnimeve pranë Alkos Group. Gjithashtu, kam qenë e angazhuar për 7 vite si lektore e jashtme pranë Departamentit të Marketingut në UAMD.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Studimet në UAMD kanë qenë një bazë e fortë për zhvillimin tim profesional, duke më ndihmuar të ndërtoj njohuritë thelbësore dhe aftësitë praktike, që janë të domosdoshme për një karrierë të suksesshme në marketing. Pedagogët e departamentit të marketingut janë profesionistë të përkushtuar dhe me ekspertizë të lartë, të cilët ndihmojnë studentët të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Përvoja si studente dhe më pas si lektore në këtë universitet më ka forcuar besimin profesional dhe më ka dhënë mundësinë të ndihmoj në formimin e studentëve të rinj.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • UAMD ofron një ambient dinamik dhe mbështetës për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në zhvillimin e tyre profesional. Studentët duhet të shfrytëzojnë mundësitë që ky universitet ofron, të eksplorojnë ide të reja dhe të qëndrojnë të përkushtuar ndaj ëndrrave të tyre. Pedagogët janë aty për t’i mbështetur dhe për të ndarë me ta përvojën dhe njohuritë e tyre të çmuara. Suksesi kërkon punë dhe përkushtim dhe UAMD është vendi i duhur për t'i nisur hapat drejt një karriere të ndritur.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian