Alumni – Anisa Aliu

Anisa Aliu

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

Biografi

Jam Anisa Aliu, e lindur në Durrës, ku kam përfunduar gjimnazin “Olsi Lasko”. Në vitin 2003 vendosa të ndjek studimet e larta në drejtësi pranë “Università Cattolica” në Milano. Më pas u riktheva në qytetin tim të lindjes, ku ndoqa Masterin Shkencor “E Drejta Private” pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Këtë rrugëtim e përfundova me sukses, me një temë diplome mbi të drejtën e falimentit, në një këndvështrim krahasues midis sistemit shqiptar dhe atij italian, nën drejtimin e Prof. As. Dr. Andon Kume.

Në tetor të vitit 2023, përfundova Shkollën e Avokatisë dhe sot ushtroj me përkushtim profesionin si avokate, e specializuar në të drejtën private, të drejtat e njeriut dhe çështjet e emigracionit.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Studimet në UAMD më ndihmuan të përditësoj njohuritë juridike kombëtare dhe të thelloj aftësitë në të drejtën private, duke më përgatitur për çdo rol profesional në fushën e drejtësisë. Qasja bashkëkohore dhe bashkëpunimi me pedagogë me formim ndërkombëtar më dhanë një bazë të fortë, si teorike ashtu edhe praktike. Jam mirënjohëse për ndikimin e çmuar të Prof. Andon Kume, Prof. Linert Lirëza, Prof. Eriona Katro, Prof. Ersida Teliti, Prof. Bruna Kullolli dhe të gjithë stafit akademik, të cilët krijojnë ura të forta midis studimeve dhe karrierës.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të ndjekin studimet në UAMD, dëshiroj t’i inkurajoj të zgjedhin një universitet që ofron më shumë sesa dije teorike. UAMD është një institucion dinamik, me një mjedis modern dhe staf akademik të përkushtuar, që përgatit studentët për sfidat reale të tregut të punës. Veçanërisht, ai ofron jo vetëm një arsim cilësor, por edhe një mjedis që nxit pjesëmarrjen aktive në projekte të reja, kërkime shkencore dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Përmes programeve si Erasmus+, studentët përfitojnë përvoja të vlefshme akademike dhe kulturore në universitetet më prestigjioze europiane. UAMD është një derë e hapur drejt rritjes profesionale dhe integrimit në tregun evropian të punës.
sqAlbanian