Aktivizmi për Reduktimin e Mbetjeve Plastike dhe Mbrojtjen e Mjedisit, organizuar e suportuar nga “Shtëpia e Evropës”

15 Nëntor 2024: Aktivizmi për Reduktimin e Mbetjeve Plastike dhe Mbrojtjen e Mjedisit, organizuar e suportuar nga “Shtëpia e Evropës”.

Fokusi i Konkursit midis 12 shkollave të Durrësit, organizuar me mbështetjen e “Shtëpisë së Evropës” (Europe House), në Shkollën 9 Vjeçare “14 Nëntori”, të rikonstruktuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes programit “EU for Schools”.
“Kemi jo vetëm godina të bukura, por edhe njerëz humanë brenda tyre, që ndërmarrin veprime për kohët ku jetojmë, sikurse mbrojtja e mjedisit nga plastika”, u shpreh ndër të tjera përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Jean Bapstiste Le Bras, i cili inkurajoi veprimet e ndërmarra nga fëmijët dhe rinia e Durrësit.
12 shkollat e përfshira në konkursin për mbledhjen e plastikës morën certifikata pjesëmarrëse nga zyra e BE-së Shqipëri për veprimet e tyre në mbrojtje të mjedisit, ku u panë me kërshëri edhe instalacionet artistike të shkollave “Vinçenc Prendushi”, “Bajram Curri”, “Jusuf Puka”, “Kushtrimi i Lirisë” etj., ku të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues nga shtetet anëtare të BE-së.
Çmimet e shpërndara u bazuan në sasinë e plastikës së mbledhur dhe të ricikluar nga 12 shkollat e përfshira në konkurs.
Çmimi i parë shkoi për shkollën “Marie Kaçuli” 500 euro;
Çmimi i dytë shkoi për shkollën “Bilal Golemi”, Xhafzotaj 300 euro;
Çmimi i tretë shkoi për shkollën “Jusuf Puka”, 200 euro.

●Morën pjesë 250 nxënës nga 12 shkolla 9-vjeçare.
●U mblodhën gjithsej 2080 kg plastikë dhe u riciklua 1655 kg prej tyre ose 80%, për t’u konvertuar në mjete sportive e çlodhëse për mjediset arsimore! 

 
Me të ardhurat e plastikave të riciklueshme në këtë ditë konkursi, nxënësit e shkollave të Durrësit u siguruan një fushë pinpongu studentëve të UAMD-së, si mesazh falenderimi për gjithë bashkëpunimin e tyre prej gati 5 vitesh në edukim mjedisor dhe ekonomi qarkulluese. 
 
Shkollat e Durrësit kanë përfituar mjete didaktike, sportive dhe gjelbërim nga riciklimi i shisheve plastike nga shtëpia drejt shkollës, si bashkëpunim kolektiv me studentët e UAMD-në, Bashkinë Durrës dhe bizneset.

Faleminderit Shtëpisë së Evropës për aktivitetet aq mbresëlënëse që na organizon herë pas here!

Gazetari ynë i Durrësit historik e turistik, aktivizmit dhe investigimit të së vërtetës, vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian për gazetarinë investigative në Shqipëri, Geri Emiri, moderoi këtë aktivitet.

“Ne si UAMD, do të vijojmë me organizime të tjera komunitare muaj pas muaj me studentët dhe nxënësit e Durrësit. për të ndryshuar sjelljen e njerëzve lidhur me ndarjen në burim të shisheve plastike, para se këto fundit të përfundojnë në brigjet e lumenjve dhe detit”!- u shpreh Laura Gjyli, pedagoge e UAMD-së dhe nismëtare e lëvizjes vullnetare River Cleanup Albania/ Clean Ishëm River.
 
 
sqAlbanian