
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) fton të rinjtë e grupmoshës 14–24 vjeç, të apasionuar dhe të talentuar në fushën e sigurisë kibernetike, të aplikojnë për të qenë pjesë e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025. ECSC është një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, organizuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA), ku marrin pjesë ekipet më të mira kombëtare nga mbi 30 vende të Evropës dhe më gjerë. Përmes këtij aplikimi, synohet përzgjedhja e 10 pjesëtarëve më të spikatur të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në fazën finale të garës. Lutem gjeni si më poshtë linkun për aplikim: Aplikim për përfaqësim në European Cyber Security Challenge 2025 – AKSK Afati i fundit per aplikim është data 30 korrik 2025.