Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se trajnimet SOC LAB do të fillojnë më 19 mars 2026, në orën 14:30, pranë Fakultetit të Edukimit, në sallën 204.
Trajnimet kanë si qëllim:
- Forcimin e aftësive praktike të studentëve
- Përfshirjen e studentëve në aktivitete kërkimore interaktive
- Adresimin e temave sociale prioritare që ndikojnë komunitetin universitar dhe lokal
- Krijimin e një harte problematikash për trajtim në Laboratorin Social.
Çfarë do të përfshijë kjo fazë:
- Trajnime të shkurtra mbi metodologjitë e kërkimit social, përfshirë teknika moderne si hulumtimi aksiondhe kërkimi përfshirës;
- Zbatim i mini-studimeve kërkimore në komunitet;
- Përdorim i mjeteve online për bashkëpunim dhe ndarje të rezultateve në kohë reale;
- Intervistat dhe sondazhet dinamike;
- Workshop-e interdisiplinore dhe aktivitete praktike në komunitet.
Gjatë kësaj faze do të pilotohet modeli i ndërveprimit Social Lab, duke testuar format e përfshirjes së studentëve në kontekste reale dhe të mbikëqyrura. Kjo do të forcojë kompetencat praktikedhe do të vendosë SOC LABsi një hapësirë aktive për bashkëpunim, reflektim dhe zhvillim kërkimor.
Trajnimet organizohen nën kujdesin e:
- Prof. As. Dr. Juljana Laze
- Lektoret trajnues: Dr. Julinda Cilingiri & Dr. Mirjam Reci
- Si dhe të gjithë grupit të punës të SOC LAB
Ju mirëpresim dhe ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij projekti!

