

Studimi evidenton ndikimin e aktiviteteve portuale në përqendrimin lokal të CO₂ dhe thekson rëndësinë e ndërmarrjes së masave për reduktimin e emetimeve, përmes modernizimit të teknologjisë dhe zbatimit të praktikave të qëndrueshme. 

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të porteve më të gjelbra dhe lidhet ngushtë me iniciativat për dekarbonizimin e sektorit detar, përfshirë edhe projektin ZeroC, i cili synon promovimin e zgjidhjeve me emetime zero dhe tranzicionin drejt transportit detar më të pastër dhe më të qëndrueshëm.