

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë formalizuan sot një marrëveshje bashkëpunimi strategjik, e nënshkruar nga Rektori Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe Kryetari i ASHSH, Akad. Skënder Gjinushi.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kërkimin shkencor dhe zhvillimin akademik, mbi parimet e lirisë akademike, autonomisë universitare dhe integritetit shkencor.
🔬 Bashkëpunimi do të përfshijë:
• Projekte të përbashkëta kërkimore vendore dhe europiane
• Organizim konferencash dhe aktivitete shkencore
• Programe masteri dhe doktorature
• Përfshirje të ekspertëve në komisione dhe struktura kërkimore
• Shkëmbim botimesh dhe ekspertize
Kjo marrëveshje forcon lidhjen midis dy institucioneve kyçe të dijes në vend dhe hap një kapitull të ri bashkëpunimi në shërbim të shkencës dhe zhvillimit kombëtar.