Takim në UAMD me delegacionin e Università Politecnica delle Marche: drejt programeve të përbashkëta akademike

Në vijim të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës u zhvillua takimi me delegacionin e Università Politecnica delle Marche (Ankona), i mirëpritur nga Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi.

Pjesë e delegacionit ishin Prof. Andrea Santarelli, Pro-Rektor i universitetit, Prof. Mauro Silvestrini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, si dhe Dott.ssa Silvia Mangialardo, Drejtoreshë e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë.

Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e partneritetit mes dy universiteteve, me fokus të veçantë në finalizimin e 10 programeve të përbashkëta studimi në:

📘 Fakultetin e Biznesit
💻 Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit
🩺 Fakultetin e Studimeve Profesionale në fushën e Shkencave Mjekësore

Diskutimet u përqendruan në përputhjen e strukturave akademike, garantimin e standardeve evropiane të cilësisë dhe krijimin e mundësive konkrete për diploma të përbashkëta dhe mobilitet akademik.

Takimi u zhvillua në një klimë besimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, duke reflektuar vizionin e përbashkët për një ofertë akademike më të integruar dhe më konkurruese në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

#UAMD #UniversitaPolitecnicaDelleMarche #InternationalCooperation #JointPrograms #StudyInAlbania

sqAlbanian