Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës në hapjen e vitit akademik në Università degli Studi di Teramo

Me ftesë zyrtare nga Universiteti i Teramos, në cilësinë e partnerit ndërkombëtar dhe në bazë të marrëdhënieve të konsoliduara të bashkëpunimit ndërinstitucional, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së vitit të ri akademik.

Në këtë aktivitet, që mblodhi përfaqësues të universiteteve nga rajoni Adriatiko-Jon dhe më gjerë, UAMD u përfaqësua nga Prof. As. Mirela Tase dhe Dr. Mirela Metushaj, të cilat zhvilluan takime me partnerë akademikë për të thelluar më tej bashkëpunimin ekzistues.

Gjatë vizitës, përfaqësueset e UAMD zhvilluan edhe një takim me Rektorin e Universitetit të Teramos, Prof. Dr. Christian Corsi, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve institucionale, zgjerimin e partneriteteve strategjike dhe konkretizimin e nismave të përbashkëta në fushën akademike dhe kërkimore.

Diskutimet u fokusuan në:
• inicimin e projekteve të përbashkëta kërkimore
• përfshirjen në programe dhe thirrje ndërkombëtare
• zgjerimin e bashkëpunimit institucional

Një theks i veçantë iu kushtua mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, si një element thelbësor për shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e ndërveprimit shkencor.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e rrjeteve rajonale si UNIADRION, të cilat shërbejnë si platforma të qëndrueshme për bashkëpunim akademik në hapësirën Adriatiko-Joniane.

Kjo pjesëmarrje rikonfirmon angazhimin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për ndërkombëtarizimin dhe forcimin e partneriteteve strategjike në kuadër të hapësirës evropiane të arsimit të lartë. 🌐

#UAMD #UniversitetiAleksandërMoisiu #Teramo #BashkëpunimNdërkombëtar #UNIADRION MobilitetAkademik ArsimiILartë

sqAlbanian