Gjuha si veprimtari e specializuar në fushën e studimeve profesionale. Për një gjuhë të specializuar dhe komunikim të suksesshëm në Fushën e Studimeve profesionale. Teknika shkrimi dhe komunikimi.
E mërkurë, 4 mars 2026, ora 10:30 / Kati 3, Salla 302, Kampus 1, Spitallë
Koordinator dhe drejtues projekti: Prof. as. dr. Edlira Abdurahmani
Fakulteti i Edukimit
Departamenti i Gjuhës Shqipe
Bashkëpunëtorë dhe anëtarë të projektit:
Luiza Lluri
Fakulteti i Studimeve Profesionale
Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detare
Dr. Mirela Metushaj
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike
Departamenti i Shkencave Politike
Prof. as. dr. Bitila Shosha
Fakulteti i Biznesit
Departamenti i Financë-Kontabilitetit
Workshop dhe Trajnim në kuadër të Gjuhës së Profesioneve me temë:“Gjuha si veprimtari e specializuar në fushën e Studimeve profesionale. Për një gjuhë të specializuar dhe komunikim të suksesshëm në fushën e studimeve profesionale. Teknika shkrimi dhe komunikimi.”
Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit me të njëjtën temë në fushën e sociolinguistikës dhe ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve (dhe më gjerë) për rëndësinë e cilësisë së përdorimit gjuhësor në fushën e veprimtarive profesionale.
Trajnimi do të përqëndrohet në disa forma të komunikimit profesional të shkruar dhe atij gojor e mbi të gjitha tek:
- Rëndësia e rritjes së aftësisë dhe kapacitetit gjuhësor në fushën e studimeve profesionale;
- Rëndësia e njohjes së rregullave drejtshkrimore e gramatikore;
- Aktualizimi i fjalorit në fusha të ndryshme profesionale;
- Përshtatja e fjalëve të “importuara” tw profesioneve me gjuhën bashkëkohore shqipe;
- Zhvillimi i profesioneve përmes komunikimit profesional
Ky aktivitet organizohet për studentët e degëve të Studimeve Profesionale.

