Thirrjen për Punime (Call for Papers) për Konferencën Vjetore 2026 të German Association for University Continuing and Distance Education (DGWF)

Stafi akademik i UAMD-së ftohet të aplikojë në Thirrjen për Punime (Call for Papers) për Konferencën Vjetore 2026 të German Association for University Continuing and Distance Education (DGWF), e cila do të organizohet nga Frankfurt University of Applied Sciences, Gjermani.

Konferenca është aktiviteti më i madh vjetor në Gjermani në fushën e arsimit të vazhdueshëm universitar dhe mësimit në distancë dhe synon të përfshijë edhe universitete partnere evropiane, duke krijuar mundësi për shkëmbim akademik dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Tema e këtij viti është “Future Lab Continuing Education: New Scenarios for Lifelong Learning”, me fokus në zhvillimin e skenarëve të rinj për arsimin e vazhdueshëm universitar, përfshirë përmbajtjen, formatet, grupet e synuara dhe ndikimin shoqëror.

Afati i aplikimit: 15 Prill 2026

Informacion i plotë: https://dgwf.net/dgwf-annual-conference-2026

sqAlbanian