

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me “University of the National Education Commission”, Krakow, Poloni
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në University of the National Education Commission Krakow, Poloni (https://www.uken.
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
5 (pesë) staf akademik
Lloji i mobilitetit:
Fakultetet dhe fushat:
Fakulteti i Edukimit: Departamenti i Pedagogjisë:
Edukim Special
Arsim Parashkollor
Arsim Fillor
Departamenti i Sociologjisë:
- Punë Sociale
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike: Departamenti Shkencave Politike
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Gazetari
Afati i aplikimit: 5 Shkurt 2026.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (C1);
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.
(*) Mobiliteti duhet të kryhet në periudhën Shkurt – Maj 2026.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al