

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN E SOFIES NË BULLGARI
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE NIVELIT TË DYTË
(MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus +, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në
Universitetin Technical University of Sofia në Bullgari (https://tu-sofia.bg/?lang=en).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor / Master
Numri i kuotave:
• 2 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Teknologjise se Informacionit (Departamenti i Teknologjise se
Informacionit; Departamenti i Shkencave Kompjuterike)
Afati i aplikimit: 17 Dhjetor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen vetëm nga Universiteti
pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Sofies, Bullgari:
– Kopje e pasaportës;
– CV në gjuhën angleze;
– Vërtetim notash;
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, nivel B2;
– Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, nivel B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore për përfituesit e shkëmbimit është 800 euro në muaj, ndërsa shpenzimet e
transportit janë 211 euro.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën rexhinaalite@uamd.edu.al,
cc: dorinelacupi@uamd.edu.al ose me shkresë pranë zyrës 511, kati i 5, Currila, Durrës.