HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN CONSTRUCTOR BREMEN, GJERMANI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN CONSTRUCTOR BREMEN, GJERMANI

R STAF AKADEMIK

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin Constrctor Bremen, Gjermani në javën ndërkombëtare 20-24 Prill 2026. (Erasmus Staff Week 2026).

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

  • 1 (një)

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit;
  • Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike
  • Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit.

 

Afati i aplikimit: 30 Nëntor 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Constrctor Bremen, Gjermani:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

 

Klarida Prendi

PhD Candidate / Economics

Erasmus+ Coordinator

Directorate of Projects and Foreign Relations

Aleksander Moisiu University Durres, Albania

www.uamd.edu.al 

www.starseu.org

sqAlbanian