

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin GSBS Global në Maltë.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin GSBS Global në Maltë.
Mobiliteti konsiston në trajnim ose mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 1 (një) për staf akademik
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie.
Fakultetet:
· Fakulteti i Biznesit
Afati i aplikimit: 07.11.2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin GSBS Global Malta:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.