“Cultivating Academic Intrapreneurship in Western Balkans”

“Përfaqësues të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) morën pjesë në trajnimin tre‑ditor të organizuar në Universum International College, Ferizaj, më 21–23 tetor 2025, në kuadër të projektit INTRABUILD — “Cultivating Academic Intrapreneurship in Western Balkans”, ku UAMD është partner.
Ky projekt, i mbështetur nga programi Erasmus+ për Capacity Building në arsimin e lartë, synon të krijojë një kulturë të brendshme transformuese dhe gjithëpërfshirëse brenda universiteteve, që nxit inovacionin dhe iniciativat akademike, cilësinë, inovacionin dhe lidhjen me aktivitete ndërmarrëse jashtë institucionit.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u angazhuan në modulet trajnuese mbi:
• Nxitjen e inovacionit bashkëpunues dhe strukturave për iniciativat akademike
• Mendësinë sfidë‑bazuar dhe sipërmarrëse, investimin në komunikimin e rezultateve të inovacionit
• Integrimin e inovacionit në praktikat akademike përmes metodave si design thinking.

UAMD është i angazhuar të sjellë dhe zbatojë praktikat e fituara për të forcuar inovacionin dhe impaktin akademik në institucionin tonë.”

 
sqAlbanian