
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit COMMO IX si dhe të programit Erasmus+ KA171, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar një javë gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2025-2026 në Universitetin Telematik Pegaso, Itali. (https://www.unipegaso.it/)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Afati i aplikimit: 27 Tetor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Telematik Pegaso, Itali:
– Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur);
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pasaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli C1;
– Performancë të mirë akademike.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Katërt, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.