TAKIM BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT ‘ALEKSANDER MOISIU’ DURRËS DHE UNIVERSITÀ DEGLI STUDI ‘G. D’ANNUNZIO’ CHIETI–PESCARA

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Rektori Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, së bashku me Dekanen e Fakultetit të Studimeve Profesionale, Prof. As. Dr. Rezarta Kalaja, priti një delegacion nga Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara 🇮🇹, i përbërë nga:
👨‍🏫 Prof. Angelo Di Iorio – Professore Associato
📚 Dott. Giampiero Iannone – Referente didattico CdS Infermieristica
👨‍💼 Sig. Gianluca Di Sante – Collaboratore Amministrativo
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus në:
🔹 Shkëmbime akademike për studentët dhe stafin pedagogjik
🔹 Projekte të përbashkëta kërkimore dhe inovacioni
🔹 Zhvillimin e programeve të përbashkëta në fusha të interesit të ndërsjellë
🔹 Mundësi praktike dhe profesionale për studentët
Ky takim pasqyron angazhimin e UAMD për të ndërtuar ura bashkëpunimi me universitete evropiane, duke ofruar për studentët tanë më shumë mundësi studimi, kërkimi dhe integrimi në rrjetet akademike ndërkombëtare.
✨ Partneritete të tilla dëshmojnë se UAMD është një universitet në lëvizje, i hapur dhe i lidhur ngushtë me botën akademike ndërkombëtare.
sqAlbanian