
HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL
CREDIT MOBILITY
NË UNIVERSITETIN SANTIAGO DE COMPOSTELA-s NË SPANJË
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË (MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026, në
Universitetin Santiago de Compostela-s në Spanjë ( https://www.usc.gal/en ).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor;
• Master.
Numri i kuotave:
• 1 student.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Edukimit (Gjuhë Angleze);
Afati i aplikimit: 24 Shtator 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Santiago de
Compostela-s, Spanjë:
– Kopje e pasaportës;
– CV në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Letër motivimi në anglisht.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;
– Njohuri të mira të gjuhës spanjolle niveli B1;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro në muaj, 360 Euro Transporti.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al,
cc: arbamerhori@uamd.edu.al .