Takim Strategjik për Bashkëpunim Akademik mes UAMD dhe UKZ

🤝 Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, mirëpriti sot në një takim zyrtar Rektorin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” të Kosovës, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.
Takimi vjen si vijim i bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus në:
🔹 Rritjen e mobiliteteve akademike dhe studentore;
🔹 Zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërkombëtare;
🔹 Organizimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore;
🔹 Krijimin e programeve të përbashkëta dhe duale të studimit.
🎓 UAMD mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, duke ofruar më shumë mundësi për zhvillim akademik dhe profesional.
sqAlbanian