
Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi priti ditën e sotme Rektoren e Tirana Business University Prof. Dr. Vasilika Kume dhe Administratorin Dr. Altin Sholla.
Gjatë takimit tejet miqësor e të frytshëm u diskutua në mënyrë shteruese mbi pika konkrete bashkëpunimi midis dy institucioneve si në projekte të përbashkëta ndërkombëtare dhe startape, mundësi trajnimesh për stafin akademik, projekte kërkimore-shkencore, organizimin e konferencave dhe eventeve akademike dhe studentore të përbashkëta e shumë të tjera në fushën e biznesit dhe teknologjisë së informacionit.
Rektori Fortuzi theksoi se UAMD është i hapur dhe i angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me institucione të arsimit të lartë në vendin tonë si TBU, një institucion partner dinjitoz publik me kapital privat, për të bashkëvepruar së bashku në misionin e rritjes së ofertës akademike, inovacionit dhe zhvillimin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.