INTERNATIONAL CONFERENCE ON COMPUTER SCIENCE & INFORMATION TECHNOLOGY CSIT 2025

Konferenca shkencore dyditore CSIT® 2025 hapi dyert sot, me një ceremoni të veçantë në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Me pjesëmarrjen e Rektorit Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, Dekanes së Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit Prof. As. Dr. Anjeza Pasku, dekanëve të universiteteve partnere nga rajoni, përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe folësve të ftuar ndërkombëtarë, konferenca nisi me theks të veçantë mbi rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe avancimit teknologjik.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe ftojmë komunitetin shkencor të ndjekë dy ditët e diskutimeve dhe prezantimeve kërkimore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe shkencave kompjuterike.
sqAlbanian