Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin e Leonardo da Vinci-t në Francë.

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin e Leonardo da Vinci-t në Francë.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Leonardo da Vinci në Francë. (https://www.devinci.fr/en/).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  3 (tre) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Mësimdhënie 31 Mars 2025.

Fushat:

·  Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.

Afati i aplikimit: 16 Mars 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin e De Vinci-t, në Francë:

–     CV në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.aldhe cc në arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Dytë, zyra 214, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian