HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË INSTITUTIN POLITEKNIK TË BRAGANCËS, PORTUGALI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË INSTITUTIN POLITEKNIK TË BRAGANCËS, PORTUGALI  PËR STUDENTË TË NIVELIT BACHELOR

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, të nënshkruar mes Institutit Politeknik të Bragançës (IPB) në Portugali dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) për periudhën 2022-2027, hapet thirrja për aplikime për studentët e ciklit të parë të studimeve (Bachelor) në fakultetet si më poshtë:

Mobilitetet e ofruara:

 5 (pesë) studentë për një vit akademik: Shtator 2025 – Korrik 2026
 Fakulteti i Biznesit
 Programi i studimit: Bachelor në Administrim Biznes, viti i dytë
 Studentët duhet të kenë përfunduar 120 kredite përpara nisjes së mobilitetit.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen në bashkëpunim me universitetin pritës.

Kriteret e aplikimit:

Studentët duhet të kenë:
 Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2)
 Performancë të mirë akademike
 Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

 Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht)
 Kopje e pasaportës
 Letër motivimi në gjuhën angleze

Në përfundim të mobilitetit, studentët do të pajisen me diplomë të njohur si nga Instituti Politeknik i Bragançës ashtu edhe nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Përfitimet financiare të bursës:

 6,800 € për të gjithë periudhën e mobilitetit
 360 € për shpenzimet e transportit

 Afati i fundit për aplikim: 14 Mars 2025

Si të aplikoni?

 Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: arbamerhori@uamd.edu.al
 Ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, kati i tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Lagjja 1, Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian