Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Seville në Spanjë. (https://ics-seville.org/university-of-seville/).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 2 (dy) për staf administrativ.
Lloji i mobilitetit:
·Trajnim (Maj 2025).
Fushat:
· Staf administrativ.
Specifikat lidhur me trajnimin:
-Prezantim mbi UAMD;
-Javë ndërkombëtare
Afati i aplikimit: 14 shkurt 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Seville në Spanjë:
– CV në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Letër Motivimi.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën esmeraldasina@uamd.edu.al me cc denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.