Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Veliko Tarnovo

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie  në Universitetin Veliko Tarnovo.

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie  për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës per periudhen ,simestri i dyte 2024-2025.

Numri i kuotave:

  • 2(dy) staf akademik 

Lloji i  mobilitetit:

  • Mësimdhënie  

Fakultetet:

  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike – fusha “Shkenca Politike”; “Drejtesi” 

Afati i aplikimit: 12 Shkurt, 2025

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Veliko Tarnovo.

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze ( C1);

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën. etlevasala@uamd.edu.al cc: arbamerhori@uamd.edu.al,ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian