Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Politeknik Timisoara në Rumani

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Politeknik Timisoara në Rumani.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin Politeknik Timisoara në Rumani. 

Mobiliteti konsiston në trajnim ose mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  1 (një) për staf akademik

Lloji i  mobilitetit:

·  Mësimdhënie.

Fakultetet:

·  Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (Teknologji Informacioni);

·  Fakulteti i Biznesit (Administrim Biznes);

Afati i aplikimit: 24.10.2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin Politeknik te Timisoara-s në Rumani:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

–     Formulari bashkëlidhur

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian