Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Kazimierz Wielki në Poloni.

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Kazimierz Wielki në Poloni.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin Kazimierz Wielki, në Poloni. 

Mobiliteti konsiston në trajnim ose mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  1 (një) për staf akademik 

Lloji i  mobilitetit:

·  Mësimdhënie.

Fakultetet:

·  Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Dep. Administrim Publik)

Afati i aplikimit: 01.12.2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin Kazimierz Wielki:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

Mrs. Keli Kërtusha

Erasmus+ Coordinator
Directorate of Projects and Foreign Relations
Aleksandër Moisiu University Durrës
Albania
sqAlbanian