

Afati i aplikimit: 30 Tetor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e
Egjeut,Greqi:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet
hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në
adresën etlevasala@uamd.edu.al
Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ,L.1 Rruga Taulantia Durrës.
—