Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin e Leonardo da Vinci-t në Francë.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Leonardo da Vinci në Francë.(https://www.devinci.fr/en/).
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 3 (tre) për staf akademik.
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie 31 Mars 2025.
Fushat:
· Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.
Afati i aplikimit: 16 Mars 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e De Vinci-t, në Francë:
– CV në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënkelikertusha@uamd.edu.al, dhe cc në arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Dytë, zyra 214, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.