

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin e Komisionit Kombëtar të Edukimit, Krakow, Poloni
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Komisionit Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni (https://www.uken.
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
3 (tre) staf akademik
Lloji i mobilitetit:
Fakultetet dhe fushat:
1. Fakulteti i Edukimit:
Departamenti i Pedagogjisë:
- Edukim Special
- Arsim Parashkollor
- Arsim Fillor
Departamenti i Sociologjisë:
- Punë Sociale
2. Fakulteti i Shkencave Politike Juridike:
Departamenti Shkencave Politike
- Marrëdhënie Ndërkombëtare
Afati i aplikimit: 4 Nëntor 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (C1);
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.
(*) Prioritet ka stafi akademik i departamenteve që kanë diploma të dyfishta.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al
 Albanian
Albanian				 English
English