Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Institutin Politeknik të Santarem, Portugali.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali. (https://www.ipsantarem.pt/en/)

Mobiliteti konsiston në trajnim në gjuhën angleze të stafit akademik dhe pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare Erasmus “Outdoors & People” (http://staffmobility.eu/staffweek/erasmus-international-week-outdoors) për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  2 (dy) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

·         Fakulteti i Edukimit, 

·         Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Shkenca Politike).

Afati i aplikimit: 20 Shkurt 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Institutin Politeknik të Santarem, Portugali:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze (max 4 faqe);

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.alose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian