Thirrje për shkëmbime të stafit akademik/administrativ me Universitetin e Tuscia-s, Itali.

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik/administrativ me Universitetin e Tuscia-s, Itali.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171 dhe projektit COMMO IX, i ofron stafit akademik dhe administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin e Tuscia-s, Itali. (https://www.unitus.it/).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik/administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  4 (katër) për staf akademik/administrativ;

Lloji i  mobilitetit:

·  Mësimdhënie/trajnim;

Fakultetet:

·  Fakulteti i Biznesit;

Afati i aplikimit: 20 Mars 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik/administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Tuscia-s, Itali:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

–     Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur).

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 180 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën besianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Dytë, zyra 214, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian