Thirrje për shkëmbime të stafit akademik/administrativ me Universitetin “Aldo Moro” Bari, Itali.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik dhe administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin “Aldo Moro” Bari, Itali.(https://www.uniba.it/en).
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik/administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 2 (dy) për staf akademik/administrativ;
Lloji i mobilitetit:
· Mësimdhënie/trajnim;
Fakultetet:
· Fakulteti i Biznesit, Departamenti i Shkencave Ekonomike;
· Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Departamenti i Shkencave Kompiuterike;
Afati i aplikimit: 20 Mars 2025.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik/administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Bari-t, Itali:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur).
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 180 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënbesianaelezi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.alose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Dytë, zyra 214, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.